Roma e nis me fitore
Roma arriti një fitore minimale, në ndeshjen e parë të Serisë A. Në transfertë ndaj Torinos, mjaftoi vetëm një gol i Edin Xhekos, në minutën e 89-të.
Në një pjesë të parë të dominuar nga miqtë, Aleksandar Kolarov goditi shtyllën pingule, dhe më pas Tomas Rinkon i Torinos bën të njëjtën gjë rreth pesë minuta para pushimit mes pjesëve.
Portieri i Torinos, u mposht vetëm në fund të ndeshjes, teksa Klaivert, shërbeu pastër për Xhekon në zonë, dhe boshnjaku shënoi një gol fantastik me të majtën. Kështu Roma merr tre pikët e para për këtë sezon në Seria A./tvklan.al