Roma – Juve për titullin kampion
Juventus është vetëm një pikë lag titullit kampion për herë të shtatë radhazi.
Bardhezinjve u mjafton barazimi ndaj Romës në ndeshjen e madhe të kësaj mbrëmjeje që do të luhet në “Olimpico” për të filluar një festë që mund të vazhdojë të mërkurën në mbrëmje me finalen e Kupës së Italisë, kundër skuadrës tjetër të kryeqytetit Lazios.
Do të jetë një sfidë e vertetë pasi si Roma ashtu dhe Juventus kanë një objektiv të qartë për të ndjekur. Skuadra e Allegrit po gjurmon të vetmen pikë që do ti jepte matematikisht sigurinë e trofeut të shtatë.
Kanë dy barazime në ndeshjet e fundit në kampionat, por fitorja ndaj Monaco dhe kualifikimi për në finalen e Champions ishte një rinovim energjisë për vetbesimin e lojtarëve.
Nuk do të falë asgjë Roma, pasi ka nevojë të qëndrojë një hap para Napolit në garën për vendin e dytë. Skuadra e Spaletit vjen nga fitorja 4-1 ndaj Milanit në “San Siro”. Ambienti verdhekuq u trazua disi pas këtij takimi me thashethemet mbi të ardhmen e Tottit, De Rossit dhe vetë teknikut.
Përballe do të vihen repartet sulmuese, nga më të mirat në kampionat, dhe po ashtu edhe mbrojtjet më të mira.
Romës do ti mungojë Dzeko i dëmtuar. Gjithsesi Juventus nuk do ta ketë të lehtë pasi në 5 ndeshjet e fundit në “Olimpico” ka fituar vetëm 1./Tv Klan