Roma triumfon në Napoli


Roma triumfon në Napoli

21:36 15/10/2016

Roma u largua me 3 pikë nga “San Paolo” duke treguar se është ajo skuadra anti-Juve. Një triumf 3 – 1 në fushën e Napoli, që edhe pse u mbështet nga tifozë të shumtë nuk arriti të shmangte humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Mungesa e Milik për shkak dëmtimi e ka kthyer sulmin e napolitanëve të dobët për të goditur kundërshtarët. Skuadra ku aktivizohet shqiptari Hysaj pas një nisje të mirë lëshoi në fund të pjesës së parë kur Dzeko zhbllokoi rezultatin.

Pas pushimit ishte sërish sulmuesi boshnjak që shënoi për miqtë. Përpjekjet e lojtarëve vendas ndezën shpresat në të 58’ me golin e Koulibaly, por nuk ishte një ditë për Napoli, pasi Salah në minutat e fundit realizoi për Roma duke siguruar fitoren. Sot në mbrëmje në fushë do të jetë Juventus që do të presë Udinese në takimin e javës së tetë të Serie A.

Tv Klan






Të ngjashme