Romela Begaj i kthehet garave


Romela Begaj i kthehet garave

16:50 19/12/2016

Romela Begaj i është kthyer garave pas përfundimit të pezullimit 2 – vjeçar për doping, duke humbur edhe medaljen e bronzit në Botërorin të 2014.

Peshëngritësja shqiptare u shpall kampione e Shqipërisë për peshën deri 58 kg, në garën që u zhvillua të hënën në Durrës. 30 – vjeçarja pret që të kthehet konkurruese në arenën ndërkombëtare.

“Ky është një start i ri për mua. Objektivi i radhës është gara e Europianit në prill, nuk dua të nxitohem me deklarata, por shpresoj që të jap më të mirën”.

Romela Begaj është fituese e disa medaljeve të bronzi e argjendit në Europë dhe kampione Mesdheut në 2009. Në kampionatin kombëtar morën pjesë më shumë se 50 sportistë.

Tv Klan






Të ngjashme