Romela Begaj, kampione e botës në shkëputje


Romela Begaj, kampione e botës në shkëputje

12:34 03/12/2017

Romela Begaj është shpallur kampione e botës në stilin e shkëputjes për peshën deri 69 kilogramë në kampionatin që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sukses i jashtëzakonshëm i peshëngritjes shqiptare që mori medaljet e para në këtë turne. Begaj mori edhe medaljen e argjendit në dygarësh në një garë të jashtëzakonshme të saj.

31-vjeçarja kaloi me sukses 5 nga 6 provat e saj. Romela Begaj ngriti 107 kilogramë në shkëputje, 128 në shtytje. Medalje të tjera të shtuara pas disa në Europë dhe bronzit të marrë në stilin e shkëputjes 6 vite më parë në kampionatin botëror të zhvilluar në Paris. Romela Bagj u rikthye në garat ndërkombëtare këtë vit pas përfundimit të pezullimit për shkak të dopingut.

Më herët Erkand Qerimaj e mbylli i gjashti garën e tij për peshën deri 77 kilogramë, ndërsa iu afrua medaljes në stilin e shkëputjes ku u rendit i katërti.

Tv Klan






Të ngjashme