Romela Begaj: Sakrifikova për medaljen
Romela Begaj ishte ende e emocionuar për medaljet e marra në botërorin e peshëngritjes disa ditë më parë. 31-vjeçarja fitoi të artën në shkëputje dhe argjendin në dygarësh, që është edhe suksesi më i madh shqiptar në këtë sport. Një dëmtim i mohoi një sukses më të madh.
Romela Begaj:
“Gara ka të papritura, por për mua ishte një arritje”.
Romelës i mungon vetëm medalja olimpike, por nuk nxiton të vendosë objektiva.
Romela Begaj :
Është një start, medalja olimpike është akoma larg.
Romela Begaj:
“Është një start, medalja olimpike është akoma larg”.
Gara e radhës do të jetë Europiani që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.
Romela Begaj:
“Normal që do të japim maksimumin jo vetëm unë, por të gjithë sportistët shqiptarë”.
Romela Bagej u rikthye në garat ndërkombëtare këtë vit pas përfundimit të pezullimit për shkak të dopingut.
Tv Klan