Romët në lagjen e tyre – (4 Mars 2000)


Romët në lagjen e tyre – (4 Mars 2000)

16:22 04/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Këto që po shikoni janë pamjet e një lagje të populluar me romë në periferi të qëndrës së Tiranës. Lagjja Allias është streha e këtij komuniteti qe shpesh i shohim ne rruge. Edhe ata kanë një jetë të organizuar paksa ndryshe nga ajo që bën rraca tjetër e integruar mirë në shoqëri. Lypja kryeson si fusha që siguron mbijetesën, por edhe fusha të tjera tregtie, të cilët kanë fituar famën me veshjet “Gabi”. Për këtë komunitet të huaja janë arsimi, banesat me ujë dhe energji.

110 familje rome jetojnë në këtë lagje me mjaft probleme. Njerëz që nuk kanë mundësi ushqimi dhe fëmijë që nuk dinë të shkruajnë. Ajo që preokupon më shumë të rriturit nuk është shkolla por jetesa e tyre. Romët ankohen për kushtet e vështira dhe harresën që i është bërë nga shteti.

Ajo që ekziston përveç shoqatës është një forum rinor romësh, të cilët kanë për qëllim integrimin e rinisë rome në shoqërinë shqiptare. Mentaliteti i traditave të gabuara prindërore bën realizimin e martesave të hershme të të rinjve që nuk ndjekin shkollën.

Kryetari i shoqatës rome për të drejtat e njeriut Xheladin Taço kërkon ndihmë.

Xheladin Taço:- “Mendoj që pushteti lokal, qeveria, OJQ, donator të huaj e të vendit, mendoj se duhet të japin një ndihmesë për këtë komunitet, që mendoj se ka abuzim”.

Këta janë njerëzit që shpesh shihen me përbuzje jo vetëm nga në, por dhe fati është treguar i tillë. Kryeqytet për ta do të thotë ujë, bukë, drita./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme