Ronaldinho do të qëndrojë i izoluar në suitë presidenciale


Ronaldinho do të qëndrojë i izoluar në suitë presidenciale

09:50 10/04/2020

Ai mbetet nën hetim për falsifikim pasaporte, por Ronaldinho duket se ja ka hedhur drejtësisë paraguajane.

Të paktën kjo mund të thuhet pasi shikon pamjet e hotelit luksoz ku është vendosur ish-futbollisti brazilian. 40-vjeçari dhe vëllai i tij paguan kushtin e vendosur nga gjykata prej 1.6 milionë Euro për të lënë qelinë, por arrestin shtëpiak do ta kalojnë në një suitë presidenciale me katër yje.

Hoteli ndodhet në një nga vendet më të mira në qytet, teksa braziliani mund të mburret se ka një ballkon tërësisht të vetin, televizor 55 polsh, një pishinë në dhomë dhe kuzhinë të bollshme. Edhe pse ndodhet në një hotel me 4 yje, për Ronaldinjon është rezervuar që shërbimi në dhomë të jete i standardit 5 yje. Ndërsa vëllai i tij besohet të jetë në një tjetër suitë, e cila ndodhet dy kate nga suita presidenciale.

Lukset e hotelit nuk mbarojnë këtu, pasi në çatinë e saj ndodhet një pishinë dhe një bar, ku mund të shërbehet koktejl për mysafirët. Ronaldinjo dhe vëllai, njëkohësisht agjenti i tij, u arrestuan më 6 Mars pasi shkelën në tokën paraguajane duke përdorur një pasaportë false.

Mbetet të shihet se sa do të jetë koha e qëndrimit të brazilianëve nën hetim, por kushtet e ofruar për të kaluar arrestin shtëpiak të bëjnë që ta harrosh se pse ndodhesh aty.

Klan Plus






Të ngjashme