Ronaldinho mbetet në burg
Nëse dikur vendoste rekorde në fushën e blertë me klasin dhe teknikën e tij, tashmë Ronaldinho po tërheq vëmendjen me numrin e problemeve me policinë brenda pak orësh.
Ish ylli i Barcelonës dhe Milanit është rikthyer në qeli, dhe kjo me urdhër të prerë nga Prokuroria e Paraguajit. Vetëm pak momente pasi u la i lirë, kampioni i botës në vitin 2002 është arrestuar me arsyetimin se ka përdorur një pasaportë false. Prokurori i çështjes, Osmar Legal ka kërkuar që ikona e futbollit botëror të rikthehet në dhomat e paraburgimit.
Ronaldihno kishte hyrë në Paraguaj së bashku me vëllain dhe menaxherin e tij, për të prezantuar librin e tij “Gjeniu i Jetës” dhe për disa evente bamirësie. Megjithatë, deportimi i 39-vjeçarit me pasaportë false, ku Ronaldinho figuronte si shtetas i vendit latino-amerikan, i ka hapur shumë punë.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me magjistarin e topit, dhe problemet me drejtësinë që sa vijnë e bëhet më të mëdha. Në fund të vitit 2018, Ronaldinhos ju hoq pasaporta braziliane, pasi nuk arriti të paguante një gjobë prej 2.5 milionë Dollarësh për nisjen e ndërtimit të një objekti në një zone të mbrojtur.
Klan Plus