Ronaldo baba për herë të pestë?
Kristiano Ronaldo shkëlqeu në ndeshjen e parë të kampionatit botëror, kundër Spanjës. Në kulmin e suksesit sportiv, për yllin portugez mund të vijë një tjetër lajm i mirë.
Sipas mediave spanjolle, partnerja e Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez mund të jetë sërish shtatzënë, vetëm 7 muaj nga lindja e vajzës Alana Martina. Modelja spanjolle ngjalli dyshimet e mediave rozë, prej barkut paksa të fryrë, jo normal për një fizik perfekt si ai i Xheorxhinës. Nëse lajmi për shtatzëninë e partneres së Kristiano Ronaldos rezulton i vërtetë, fituesi i 5 topave të artë, do të bëjë një“Manita”
edhe në familje. Tv Klan