Ronaldo bëhet pronar i Vallodolid


Ronaldo bëhet pronar i Vallodolid

15:18 03/09/2018

Ronaldo nisi një aventurë të re në futboll, kësaj here jo në fushë, por si drejtues. Ish-sulmuesi brazilian u bë aksioneri kryesor te Real Valladolid, ekip i La Liga në Spanjë.

Ronaldo, aksioner i Real Valladolid

Duam të rritemi deri në atë pikë që ëndrrat na e lejojnë. Unë e dua këtë qytet dhe skuadrën e Valladolid e Della Squadra. Kam kaluar etapa gjatë karrierës time futbollistike për të qenë gati për këtë detyrë.

Ronaldo shpenzoi 30 milionë Euro për të marrë 51% të aksioneve të Valladolid. Klubi po kalon probleme ekonomike për shkak të borxheve të prapambetura dhe afrimi i një ish-futbollisti të njohur në rol drejtues pritet të tërheqë edhe vëmendjen e sponsorëve. Fenomeni siç njihet ndryshe u largua nga futbolli i luajtur në 2011.

Gjatë karrierës së tij u aktivizua me ekipe të rëndësishëm si Cruzeiro, PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan dhe Corinthians.

Tv Klan






Të ngjashme