Ronaldo dëshiron të bëhet aktor
Sfida e portugezit pasi të lerë futbollin
Cristiano Ronaldo dëshiron të bëhet aktor, sigurisht kur fiziku i tij t’ia bëjë të pamundur të luajë futboll. I ftuar në Dubai Saport Conference, që organizohet nën kujdesin e Princit të Kurorës së Dubai, Ronaldo ka pranuar se do të dëshironte të luante edhe më shumë se 40 vjeç nëse do ta kishte të mundur.
“Suksesi im është në fushë. Kjo ka ardhur falë një punë të vështirë dhe mënyrës së jetesës. Unë punon të përmirësohen mendërisht dhe fizikisht. Dua të vazhdoj studime pasi të lë futbollin. Shpresoj të jetoj më shumë se 50 vjeç që të mësoj gjëra të reja, të kem sfida të reja. Një sfidë që unë kërkoj për veten është të aktroj në një film”.
Ronaldo është çmuar gjithnjë për mënyrën e punës dhe stërvitjes. Angazhimi i tij për të patur statusin e një prej futbollistëve më të mirë në botë e ka bërë atë që të mbajë një dietë strikte në mënyrë që të ketë jetëgjatësi në fushën e lojës sa më shumë të jetë e mundur. Sipas Ronaldo, kjo e ka bërë atë të jetë ndryshe nga futbollistët e tjerë.
Tv Klan