Ronaldo do të zgjasë kontratën me Real


Ronaldo do të zgjasë kontratën me Real

17:25 04/08/2016

Cristiano Ronaldo do të mbyllë karrierën me Real Madrid. Sipas gazetës “AS” marrëveshja e rinovimit të kontratës është arritur me palëve dhe qëndimi i portugezit do të zgjatet deri në 2021.

Afati i tanishëm është viti 2018. Në ditët e ardhshme menaxheri Jorge Mendes do të shkojë në Madrid ku do të takohet me presidentin e klubit, Florentino Perez për të diskuruar rreth detajeve të fundit dhe firma në kontratë pritet të hidhet pas kthimit të lojtarit nga pushimet.

Sipas të dhënave paga e Cristiano Ronaldo do të shkojë në 21 milionë euro neto në sezon. Në përfundim të kësaj marrëveshje sulmuesi do të jetë 36 – vjeç. Ronaldo mbërriti te Real Madrid në vitin 2009. Ai u transferua për 94 milionë euro nga Manchester United.

Tv Klan






Të ngjashme