Ronaldo drejt Chelsea?
Mediat spanjolle: Portugezi mund të kthehet në Angli
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Premier League. Ky është lajmi i përhapur nga mediat spanjolle që shkruajnë se Chelsea është gati të paguajë 120 milionë euro për të afruar sulmuesin 35-vjeçar.
Një shifër e lartë që mund të bindë Juventus ta lëshojë. Marrëveshja e Ronaldo me Juve është e vlefshme deri më 30 Qershor të 2022. Me paratë e fituara dhe pagën e kursyer të portugezit mund të investonte në merkato.
Për momentin nuk ka hapa konkretë, por një tjetër përvojë në Angli nuk do të ishte një ide e keqe për Cristiano Ronaldo. Ai luajti në Premier League me Manchester United 200-2009, duke fituar gjithçka përfshi Champions League, botërorin e klubeve dhe Topin e Artë.
Gjatë karrierës së tij Cristiano Ronaldo është aktivizuar edhe me Sporting Lisboa dhe Real Madrid.
Tv Klan