Ronaldo ëndërron triumfin me Portugalinë
Cristiano Ronaldo pas shumë triumfeve me Manchester United dhe Real Madrid kërkon trofeun e parë me përfaqësuesen portugeze. Sulmuesi është i bindur se ky sukses mund të arrihet, pasi i vetmi avantazh i Francës është fusha.
Cristiano Ronaldo, kapiten i Portugalisë: “
Sipas meje janë favoritë vetëm pse luajnë në shtëpi dhe ky është avantazh i jashtzakonshëm. Do të kenë në mbështjetje të gjithë vendin. Ne do të japim maksimumin dhe do të luftojmë deri në fund. Prej fillimist të turneut asnjë nuk na ka mundur, shpresojmë që edhe Franca mos t’ia arrijë.”
Kapiteni i Portugalisë deklaroi për faqen zyrtare të UEFA-s se do të ishte një ëndërr arritja e triumfit.
Cristiano Ronaldo
,
kapiten i Portugalisë: “
Në një finale mund të ndodhë gjithçka. E dimë që do të përballemi me një skuadër të madhe, por do të jetë një ndeshje e fortë për të dy ekipet. Është një ëndërr për mua, do të ishte diçka e jashtëzakonshme fitorja për Portugalinë.”
Ky është Europianit i katërt për Cristiano Ronaldo që mori pjesë edhe në finaleve të 2004, 2008 dhe 2012.
Tv Klan