Ronaldo jashtë Kombëtares
Cristiano Ronaldo nuk do të përballet me Italinë për Ligën e Kombeve. Lajmi i publikuar në mediat italiane si zgjedhje e futbollistit të kombëtares së Portugalisë, është përgënjeshtruar nga mediat më të rëndësishme portugeze të cilat shkruajnë se mungesa e tij në dy ndeshjet e para të Portugalisë me Italinë dhe Kroacinë vjen si zgjedhje ekskluzive e trajnerit Fernando Santos.
Sipas A Bola, një prej gazetave sportive më të mëdha, tekniku i kombëtares po i jep në këtë mënyrë mundësinë trajnerit të Juventusit Massimiliano Allegri, që ta ketë Ronaldon në kushte fizike optimale për përballjet në Champions League.
Ngjarja ka marrë përmasa konspirative teksa thuhet se Ronaldos i kanë kërkuar të sakrifikohet kundër kombëtares azzurre, duke qenë lojtar i Juventusit, por gjithsesi lojtari më i mirë i torinezëve do të rikthehet në kombëtaren e tij në ndeshjet e muajit Tetor.
Tv Klan