Ronaldo kthen hotelet në spitale
Futbollisti i njohur ndihmon në luftën kundër koronavirusit
Në luftën kundër koronavirusit zbret në fushë edhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i njohur vendosi të bëhet pjesë e ndihmës në këtë moment të vështirë, duke ofruar hotelet e tij për spitale për shëndetësinë portugeze sipas gazetës Marca.
Gjithçka do të jetë falas madje dhe mjekët, infermierët dhe personeli do të paguhen nga Ronaldo. Vetë futbollisti është i izoluar që prej momentit kur shoku i skuadrës Daniele Rugani rezultoi pozitiv me COVID-19.
Më herët Lorenzo Bonucci dhuroi 120 mijë euro për spitalin Città della Salute në Torino. Lorenzo Insigne ndihmoi me 100 mijë euro Spitalin Domenico Cotugno në Napoli.
Domethënës gjesti i tifozëve të Atalanta, të cilët paratë e rimbursuara nga biletat për ndeshjen me Valencia i dërguan në spitalin e Bergamos.
Tv Klan