Ronaldo në Madrid deri në 2021


Ronaldo në Madrid deri në 2021

14:58 07/11/2016

Cristiano Ronaldo firmosi zgjatjen e kontratës me Real Madrid deri në vitin 2021. Për portugezin klubi kishte organizuar një ceremoni të veçantë.

Edhe pse kohët e fundit ka një rënie në paraqitjen e tij, madrilenët menduan ta rinovojnë kontratën që e bën atë futbollistin më jetëgjatë në këtë klub, në epokën Florentino Perez.

Nëse do ta çojë deri në fund atë, sulmuesi do të jetë 36 vjeç dhe numri i trofeve të tij pritet të zmadhohet. Deri më tani në klubin e Los Blancos ai ka arritur maksimumin me dy Champions League, dy superkupa europe, një botëror për klube, një kampionat, dy kupa mbreti dhe një superkupë të Spanjës, tre herë golashënuesi më i mirë dhe dy topa të artë.

Veç kësaj, me Portugalinë ai është shpallur kampion Evrope. Edhe këtë edicion Ronaldo është kandidat për të fituar Topin e Artë dhe çmimin e dhënë nga FIFA për futbollistin më të mirë në botë./ TV KLAN






Të ngjashme