Ronaldo rrit koston e biletave


Ronaldo rrit koston e biletave

17:41 21/08/2018

Të gjithë klubet e Serie A po parashikojnë të rrisin çmimnet e biletave. Jo vetëm që janë të sigurtë që biletat me çmimet e reja do të pranohen, por edhe do të shiten plotësisht. Përse? Përgjigja në fakt është emri i një personi: Cristiano Ronaldo. Chievo i rriti biletat nga 40 deri në 66% në krahasim me ndeshjet e forta të sezonit të shkuar.

Të shtunën për debutimin e tij në stadiumin e Juventusit biletat janë shitur të gjitha me çmimin minimal 55 Euro deri në 180 për në tribunën qëndrore. Më 1 Shtator, në Parma do të shkojë Juventus dhe çmimet e biletave do të rriten nga 25 në 150 Euro. Udinese që tani ka zyrtarizuar çmimet e biletave me Juventusin nga 60 pas porte deri në 140 Euro në tribunë. Efekti i shtrenjtësisë së çmimeve është i prekshëm. Interesant do të jetë reagimi i tifozëve, që pasi të kenë blerë biletën, të shohin Ronaldon në pankinë si lojtar që Allegri do ta kursejë për një ndeshje më të rëndësishme.

Në NBA ka një eksperiencë ku televizionet detyrojnë klubet të fusin në lojë lojtarë kur nuk janë të dëmtuar, në mënyrë që të shesin sa më shumë. Në rast të kundërt gjoba për klubin që refuzon arrin në 100 mijë Dollarë. Sezonin e shkuar LeBron James i Cleveland Cavaliers u detyrua që në moshë 33-vjeçare të luante 104 ndeshje. Po me Ronaldon dhe Juventusin a mund të ndodhë diçka e ngjashme?

Tv Klan






Të ngjashme