Rrahu barbarisht një 3 – vjeçar, Anjeza Shabani kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren”, e cila rrahu barbarisht një fëmijë 3 – vjeçar, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të fituar lirinë.
Avokati i 32 – vjeçares ka dorëzuar rekursin dhe kërkon një masë sigurie më të butë se arresti me burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe lënë në fuqi nga Apeli.
Filmimet ku Shabani shihet duke rrahur barbarisht 3 – vjeçarin u shfaqën në emisionin investigativ “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan./tvklan.al