Rrahu infermierin në spital, nis procedimi penal për 46- vjeçarin


Rrahu infermierin në spital, nis procedimi penal për 46- vjeçarin

13:38 02/09/2017

Policia e Beratit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 46- vjeçarin me inicialet A.V,  banues në Urë Vajgurore.

Mësohet se 46- vjeçari  ka goditur në fytyrë  në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat infermierin e turnit A.K, 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal./tvklan.al






Të ngjashme