Rrefehet 55-vjeçari: U ndava nga gruaja, donte jetë nate
Një 55-vjeçar nga Durrësi ka kërkuar përmes emisionit “Aldo Morning Show” njohje me një grua nga Tirana. Gjatë bisedës Beni rrëfeu se është i divorcuar, ndërkohë që shtoi shkak për divorcin ka qenë se ish-gruaja donte jetë nate.
Ai shkëmbeu një bisedë të shkurtër me Shqipen nga Tirana ku të dy pranuan të shkëmbejnë numrat dhe të flasin privatisht me njëri-tjetrin.
“Jam Beni nga Durrësi 55 vjeç, jam i interesuar për një njohje për Shqipen nga Tirana. Jam i divorcuar, ish-gruaja donte një jetë më të mirë, donte jetë nate. Ne u martuam, kemi sjellë në jetë 2 inxhinierë, fëmijët janë dakort pasi do shikojnë jetën e tyre. Unë jetoj në Durrës, jam ekonomist në një shkollë private”,
tha Beni.
/tvklan.al