![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/05/vvvv.jpg?fit=1328%2C747&ssl=1)
Rrëfehet vëllai i 55-vjeçarit: Ja përse e vranë Luanin
“
Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu
”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Televizionin Klan vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm pasi një sherri me thika në Kombinat.![vvvv](http://tvklan.al/web/wp-content/uploads/2016/05/vvvv-300x169.jpg)
Në foto vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka
Ai ka treguar se konflikti me Alban. H, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.![albani luani vrasja thike](http://tvklan.al/web/wp-content/uploads/2016/05/asasas-300x175.gif)
Në foto autori i dyshuar dhe viktima
“Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit
”, ka thënë vëllai i 55-vjeçarit, Shkëlqim Koprenckapër Televizionin Klan.
/tvklan.al
Në foto, banesa ku jetonte Luan Koprencka
![banesa](http://tvklan.al/web/wp-content/uploads/2016/05/banesa-2-300x172.jpg)