Rrëfimet e atyre që kaluan në “botën e përtejme”
Për pjesën më të madhe, pyetja se çfarë ndodh pas vdekjes është mister. Një studim i realizuar pak kohë më parë nga website “Today” doli në konkluzionin se 55 përqind e njerëzve janë të bindur se jeta e përtejme ekziston, 37 përqind nuk janë të sigurtë dhe vetëm 8 përqind janë të bindur që nuk ekziston.
Por për disa që kanë kaluar eksperienca pranë vdekjes, përgjigjia është e qartë.“Besoj se vdiqa, po, që kalova në botën e përtejme dhe u riktheva”,
thotë Moorjaini teksa shton se jeta e përtejme është“të jesh në një hapësirë dhe kohë pa kufi”.
[caption id="attachment_237488" align="aligncenter" width="468"]Moorjani
[/caption] E diagnostikuar me limfomë në 2002, Moorjani nuk e konsideronte veten besimtare dhe po humbte betejën me kancerin. Në Shkurt të 2006 – ës ra në koma. Ajo tregon se ishte pikërisht ky momenti që vdiq dhe kaloi në botën e përtejme.“Ndjeva që isha mbi trupin tim. Dukej sikur mund ta shihja 360 gradë të gjithë hapësirën përreth, po jo vetëm dhomën ku ndodhej trupi im, por përtej dhomës”.
Sipas Moorjani, autore e librit “Dying To Be Me”, teksa ndodhej në këtë gjendje ajo u ribashkua me babain e ndjerë që i tha të rikthehej.“Më tha që kisha shkuar aq larg sa mundesha dhe nëse do të vijoja nuk do të isha më në gjendje për t’u rikthyer. Por nuk doja të rikthehesha pasi gjithçka ishte kaq e bukur. Ishte e pabesueshme, sepse për herë të parë nuk ndjeja më dhimbje. Nuk ndjeja parehati, frikë, gjithçka ishte e pabesuesme. Kisha vetëm një ndjenjë të madhe dashurie, dashuri pa kushte.”
Teksa shprehet se gjithçka nisi të merrte kuptim dhe se ishte e qartë për gjithçka, ajo vendosi të rikthehej në trupin e saj pasi besonte se do të shërohej shumë shpejt. Dhe në fakt kështu ndodhi. “Brenda 4 ditëve, tumori im u zvogëlua me 70 përqind dhe mjekët u shokuan, ndërsa vijoja t’i thoja të gjithëve se e dija që do të bëhesha mirë dhe se nuk ishte koha ime për të vdekur”.
Moorjani nuk është e vetmja që “kaloi në botën e përtejme” dhe u shërua. [caption id="attachment_237485" align="aligncenter" width="490"]Annabel
[/caption] E diagnostikuar në moshën 4 – vjeçare me çrregullim kronik tretjeje, 8 – vjeçarja Annabel Beam kishte dhimbje të forta dhe shkonte në mënyrë të vazhdueshme në spital. Babai i saj e përshkruan si vajzë të ëmbël dhe të qetë, e cila vuante në heshtje sëmundjen e saj. Por vuajtja nisi ta mbyste Annabel.“I thashë nënës time: Mami dua të vdes, të shkoj në parajsë me Jezusin ku nuk ka më dhimbje. Nuk dua të vuaj gjatë gjithë jetës time këtë lloj dhimbjeje. Ndaj isha e vendosur që të hiqja dorë, sa ndonjëherë, kur nuk më zinte gjumi përpiqesha të imagjinoja se çfarë do të ndodhte. Më pas vendosa. Nëna do të vinte me mua ndërsa babai do të qëndronte dhe të kujdesej për motrat e mia.”
Sigurisht nëna e saj Christy refuzoi ta besonte atë çfarë dëgjoi. Por disa ditë më vonë, Annabel ra nga dega e një peme ku ishte ulur bashkë me të motrën, nga 9 metra lartësi. Ajo pretendon se pasi përplasi kokën në degët e pemës 3 herë teksa binte poshtë dhe ra në tokë, ajo vdiq dhe shkoi në parajsë.“Gjithçka ishte shumë e shndrritshme dhe u ula mbi prehërin e Jezusit dhe ai më tha: Kur të të shpëtojnë, ti do të bëhesh mirë. E pyeta nëse mund të qëndroja dhe ai më tha jo. Kam plane që duhet t’i përmbushësh në Tokë, të cilat nuk mund t’i përmbushësh këtu, u shpreh ai.”
Annabel i tregoi familjes për këtë eksperiencë disa ditë më vonë. Sot ajo është shëruar nga sëmundja që kishte dhe nga 10 ilaçe që pinte në ditë, nuk merr më asgjë.“Ajo ra nga 9 metra lartësi me kokë, por nuk kishte as edhe një të plagë në trup. Erdhi prej andej 3 orë më vonë, gjithë baltë dhe gërvishtje, por ishte mirë”,
rrëfen nëna e saj. Pema, dega e së cilës ra për shkak të motit mbetet në kopshtin e familjes Beam. Babai i saj gdhendi edhe një kryq në të pas aksidentit. Prindërit e Annabel besojnë se pema ishte pjesë e mrekullisë./tvklan.al