Rrëfimi/ Burri dhunoi gruan dhe kunatën
Dy motra në Gore të Lushnjës, që ishin dhunuar nga bashkëshorti i njërës prej tyre, kanë rënë dakord të tërheqin denoncimin në polici ndaj agresorit.
31-vjeçari Genci Kola ishte arrestuar për rrahjen e gruas dhe kunatës. Liri Kola i ka kërkuar të motrës, Blerinës, ta tërheq padinë, ndryshe fëmijët e saj do të jenë vetëm.
“
Do ta tërheq denoncimin, më vjen keq për fëmijët. Më vjen keq për fëmijët nuk ka kush t’ja mbaj
”, ka thënë Blerina Stavraj. Por bashkëshorti i saj mendon ndryshe. Viron Stavraj thotë se ai nuk mund ta fal kunatin e tij, e sidomos kush shikon gruan me fraktura në fytyrë./tvklan.al