Rrëfimi i familjes Haxhiu


Rrëfimi i familjes Haxhiu

15:56 27/11/2019

Familja e Vladimir Haxhiut shpëtoi mrekullisht edhe pse pallati 5 katësh ne Thumanë u rrënua nga tërmeti i 26 nëntorit.

65 vjeçari Vladimir Haxhiu tregon momentet e ankthit.

“Kam banuar në kat të parë, dolëm jashtë …”

Shembja e pallatit i ngjan një tragjedie të paralajmëruar.

Vladimiri tregon se ky pallat pësoi dëme të mëdha që nga tërmeti i 21 shtatorit.

Kishte dëme, plasaritje. Erdhën dhe na thane së është i banueshëm. Ne kemi qëndruar 1 javë në çadra edhe atëherë. Familjes Greko që vdiqën i ishte shembur muri ndarës i dhomës”

Por pavarësisht se ishte i dëmtuar, këto familje u lejuan që të hynin në këtë pallat, çka rezultoi fatale për jetën e shumë prej tyre.

Tv Klan






Të ngjashme