Rrëfimi i infermieres që trajtoi Boris Johnson


Rrëfimi i infermieres që trajtoi Boris Johnson

23:03 23/04/2020

“Nuk pati kurim special, ishte thjesht një tjetër pacient”

Boris Johnson ishte thjesht një tjetër pacient për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën e mundshme. Kështu deklaron Jenny McGee, infermierja që iu besuar shëndeti i kryeministrit britanik gjatë kohës kur ai po trajtohej në terapi intensive i prekur nga Covid-19.

“Ai ishte thjesht një tjetër pacient për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën e mundshme. Kam 10 vjet që punoj si infermiere dhe kam kaluar shumë situata stresuese, ndaj ishte thjeshtë një tjetër dite në punë”.

Reagimi i saj vjen pas vlerësimit që i bëri Johnson, duke thënë se ajo i kishte qëndruar gjithë kohën tek shtrati në një moment kur gjërat mund të kishin shkuar keq. Por infermierja nga Zelanda e Re shprehet se jo vetëm që nuk e priste që ai t’i përmendte emrin, por ishte e shokuar, duke këmbëngulur se kreu i qeverisë britanike nuk ka marrë asnjë shërbim të veçantë, përveç asaj që ishte e nevojshme.

“Çdo pacient që përfundon në terapi intensive është shumë i frikësuar, ndaj ne e marrim shumë seriozisht situatën dhe i trajtojmë të gjithë më të njëjtin kujdes”. 

Pandemia sipas saj ka treguar anën më të keqe në spitale, pasi pacientet e kalojnë periudhën më të vështirë, vetëm, pa të afërmit e tyre, gjë që ka shtruar vëmendjen e stafit mjekësor.

Tv Klan






Të ngjashme