Rrëfimi i përkthyesit për takimet e Enver Hoxhës me Khrushchev
Autori: Blendi Fevziu
23:43 24/08/2009Agim Popa ka qenë një funksionar i Partisë së Punës, nga ku ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm si dëshmitar i disa momenteve kyçe të raporteve të Partisë së Punës dhe liderit të saj, Enver Hoxhës me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Nikita Khrushchev.
Popa ishte përkthyesi i takimit të Hoxhës me Khrushchev në Shqipëri në vitin 1959 dhe në takimin e famshëm të 81 partive në Moskë, ku u thyen përfundimisht raportet mes Partisë së Punës dhe Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.
I ftuar në emision “Opinion” Agim Popa rrëfeu detaje nga këto dy takime, si dhe foli për raportet e Partisë së Punës me Partinë Komuniste të Kinës dhe rolin që kanë patur lëvizjet marksiz-leniniste në botë./tvklan.al