Rrëfimi i vajzës së Enkeledës: Të pathënat tronditëse të vrasjes së nënës
Ekskluzive/U vra nga kunati, flet vajza e Enkeleda Çapokut: Si më vdiq mami në krahët e mi
Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus sjell ekskluzivisht rrëfimin e vajzës së Enkeleda Çapokut, 39-vjeçares që u vra nga kunati i saj më 9 Janar 2020 në zonën Paskuqanit.
Vajza 18-vjeçare S. Çapoku tregon mes lotësh se si e ka përjetuar atë natë. Ajo tregon se ishte në gjumë kur xhaxhai i saj, Erdeti, hyri me forcë në banesën e tyre dhe goditi me sende të forta gjyshen duke e lënë pa ndjenja, e më pas të ëmën e saj.
Sipas rrëfimit të vajzës, xhaxhai i saj godiste vazhdimisht Enkeledën me sende të forta dhe në fund i preu damarët, duke i shkaktuar vdekjen.
18-vjeçarja thotë se u zgjua nga gjumi pasi kishte përfunduar gjithçka, kur gjyshja u përmend dhe bërtiti për të kërkuar ndihmë.
Menjëherë shkoi tek e ëma që ishte e gjakosur. Ky ishte dhe momenti kur Enkeleda dha shpirt në krahët e vajzës së saj.
Xhaxhai i vrau të ëmën, 18-vjeçarja: Mami i dha lekë polices që ta mbronte
Vrasja e Paskuqanit mesnatën e 9 Janarit, tronditi mbarë opinionin publik. Enkeleda Çapoku u dhunua me sende të forta nga kunati i saj Erdet Çapoku, i cili tashmë ndodhet prapa hekurave.
Vajza e viktimës, 18-vjeçarja S. Çapoku, në rrëfimin ekskluziv për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, tregon se ajo dhe mamaja e saj e ndjerë kishin shkuar në Komisariatin Nr.5 të policisë në Kamëz për të denoncuar Erdet Çapokun.
Gjatë intervistës, 18-vjeçarja thotë se e ëma e saj i kishte dhënë para në dorë oficeres së policisë gjyqësore në Komisariatin Nr.5, për ta mbrojtur nga kunati, pasi ndihej e kërcënuar prej tij.
Enkeleda kërkonte mbrojtje për shkak se Erdeti e përndiqte dhe e kërcënonte. Për këtë arsye, ajo e kishte kallëzuar.
Emisioni “Uniko” ka arritur të sigurojë kallëzimin që Enkeleda Çapoku kishte bërë ndaj kunatit. Ky kallëzim mban datën 19 Shtator 2019. Oficerët e policisë së Komisariatit Nr.5 në Kamëz e kishin referuar këtë denoncim për veprën penale të përndjekjes.
Vajza e Enkeleda Çapokut: Xhaxhai monstër që më vrau mamin, nuk pranonte lidhjen time me një djalë
S. Çapoku, vajza e të ndjerës Enkeleda Çapoku që mbeti e vrarë nga kunati i saj Erdet Çapoku më 9 Janar 2020, ka treguar të tjera detaje për veprimet e xhaxhait të saj.
Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, 18-vjeçarja thotë se xhaxhai nuk pranonte as lidhjen e saj me një djalë.
Ajo shprehet se Erdet Çapoku nuk ishte dakord për lidhjen e mbesës së saj, për të cilin thotë se nuk kishte pse t’i jepte llogari xhaxhait.
Spartak Koka: Ju jeni 18 vjeç. Jeni e lidhur me një djalë. A e pranonte Erdeti këtë lidhjen tuaj? Dhe çfarë konflikti lindi në këtë pikë?
Dëshmia e kunatës: Telefonata që shqetësoi Enkeleda Çapokun para vrasjes
Enkeleda Çapoku, e cila u vra nga kunati Erdet Çapoku mesnatën e 9 Janarit në zonën e Paskuqanit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me bashkëshortin e saj disa orë përpara krimit të rëndë.
Kunata e viktimës, Hajrie Fjolla, e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, ka rrëfyer se çfarë i kërkoi bashkëshorti Enkeledës.
Ajo thotë se Eltoni kërkonte që Enkeleda të tërhiqte kallëzimin që kishte bërë ndaj vëllait të tij, Erdetit, pasi nuk merrte dot leje nga burgu.
Rrëfimi i bashkëshortit: Nuk më jepnin leje nga burgu nëse Enkeleda nuk tërhiqte kallëzimin
Elton Çapoku, bashkëshorti i Enkeleda Çapokut që u vra nga kunati i saj Erdeti, ka folur në një lidhje telefonike për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus.
Eltoni fajëson instancat shtetëror që nuk morën masa të parandalonin vrasjen e gruas së tij, pasi Enkeleda kishte kallëzuar Erdetin.
Nga burgu i Fierit ku vuan dënimin për një vepër penale prej pothuajse 7 vitesh, bashkëshorti i Enkeledës rrëfen se nuk kishte mundur të merrte leje për shkak të kallëzimit që Enkeleda kishte bërë ndaj vëllait të tij.
Ai madje pohon se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i kishte dhënë leje as të shkonte në varrimin e bashkëshortes, që mbeti e vrarë më 9 Janar në zonën e Paskuqanit.
Klan Plus