Rrëfimi i Vojsavës: Burri më kërcënoi me jetë


Rrëfimi i Vojsavës: Burri më kërcënoi me jetë

16:08 08/01/2014 gruaja_durres-300x247Është vetëm 12 vjeç dhe është detyruar t’i drejtohet policisë pas tmerrit që ka përjetuar në familje duke pasur frikë për jetën e nënës.

Djali i vogël i Vojsava Arapit, gruaja që u dhunua pak ditë më parë nga bashkëshorti dhe djali i saj 17-vjeçar në zonën e ish-kënetës në Durrës.  E akuzuan se nuk shkonte në punë dhe se kryente tradhëti bashkëshortore, duke e dhunuar e madje duke i prerë dhe flokët.

Kjo nuk ishte hera e parë që bashkëshorti i Vojsavës, Gjergj Arapi ndalohej nga policia për ushtrim dhune ndaj të shoqes.

Më origjinë nga Mirdita, kjo familje ishte vendosur në zonën e kënetës në Durrës. Vojsava, e vetmja në këtë shtëpi që kishte një punë stabël në një rrobaqepsi tregon se përpiqej që familjes të mos i mungonte asgjë. Nga ana tjetër ajo përballej me akuzat e djalit dhe bashkëshortit.

Është tronditëse të dëgjosh një nënë që detyrohet të mohojë djalin e saj.

Gjergj e Pjetër Arapi, përkatësisht babë e bir, kanë dalë sot para gjykatës për të marrë masën e arrestit në pritje të fillimit të gjykimit.





Të ngjashme