Rrëfimi i tmerrshëm: Tentoi të më hante


Rrëfimi i tmerrshëm: Tentoi të më hante

09:30 09/12/2016

Një grua ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur ish - i dashuri xheloz e kafshoi të paktën 21 herë në fytyrë në mënyrë që “të mos ia hidhte më sy asnjë mashkull”.

25 – vjeçarja Melody Moon, nga Yeovil, Somerset, u nda nga partneri i saj Jamie Mitchel, pasi ai u shndërrua në një njeri të dhunshëm e xheloz.

melody

Por pikërisht kjo duket se dhe e mërziti 27 – vjeçarin edhe më shumë dhe teksa i kërkoi që të shkonte tek shtëpia e tij për të biseduar vendosi ta sulmonte të renë.

melody2

“Papritur më goditi me grusht dhe rashë përtokë. Më futi duart në fyt dhe më tha: do të vdesësh. Më tërhoqi zvarrë nga flokët dhe më tha që do të më kafshonte fytyrën në mënyrë që askush të mos mi hidhte më sytë”,

tregon 25 – vjeçarja.

Melody pësoi frakturë në syrin e majtë, thyerje në hundë e mollëza, e shenja në të gjithë trupin./tvklan.al





Të ngjashme