Rregull i ri për ndërtuesit në kryeqytet
Kushdo që merr një leje ndërtimi për pallat, tashmë disa nga banesat do të rezervohen si banesa sociale.
Kryebashkiaku Erion Veliaj përdori drekën e shtruar për Kurban Bajramin në një nga familjet e pastreha për të dhënë rregullin e ri që pritet të aplikohet për ndërtimet në Kryeqytet.
“Është turp që u deshën kaq shumë vite për të zgjidhur një punë të thjeshtë. Ne do të fillojmë të bëjmë edhe banesa sociale të tjera. Do të shtojmë edhe një rregull që, nëse dikush merr një leje ndërtimi, disa nga banesat t’i rezervojë për banesa sociale, që edhe pse qyteti ka 1 milion vetë, nuk ka pse ta humbasë fytyrën njerëzore; duhet ruajtur solidariteti.”
Më herët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i përcolli urimet për festën e Kurban Bajramit kreut të Komunitetit Mysliman.
Tv Klan