Rregull i ri për ndeshjet e futbollit
Prej tre muajsh në drejtim të sektorit të zhvillimeve teknike në FIFA, Marco Van Basten po përpiqet të aplikojë një rregull të ri në ndeshjet e futbollit. Sipas holandezit, vetëm kapitenët e skuadrave do të kenë mundësinë të flasin me arbitrin gjatë ndeshjes.
Qëllimi është për të përmirësuar sjelljen në fushë të futbollistëve.
Gjatë një interviste për BBC, Van Basten ka argumentuar se aktualisht shumë futbollistë ankohen në fushë gjatë ndeshjeve. Për këtë arsye mendohet të aplikohet rregulli i ri, që sipas tij, do të sjellë më shumë qetësi në fushë dhe përqëndrim në lojë.
Në Premier League, arbitrat po përpiqen ta vënë në praktikë këtë direktivë, duke ndëshkuar shpesh me karton të kuq sjelljet që kalojnë edhe paksa korrektësinë e futbollistit të parashikuar në rregulloren e futbollit.
Tv Klan