Rregullat e çuditshme të FIFA-s
Të gjithë e dimë që ndërhyrja e ashpër mund të ndëshkohet me karton, apo prekja e topit me dorë brenda në zonë shkakton 11-metërsh. Por ka rregulla që janë të çuditshme. Harry Kane apo Cristiano Ronaldo shënuan gola të rëndësishëm në takimet e para në grup aq sa futbollistët shkuan të festonin përtej vijës kufizuese. Vetëm një nga lojtarët mbeti në gjysmëfushën e kundërshtarit.
Nuk ishte një mospërfillje, por një veprim i kujdesshëm, sepse po t’i bashkohej shokëve apo të shkonte në gjysmëfushën e tij, kundërshtarët kishin të drejtë të nisnin topin dhe të shënonin një gol të lehtë. Një tjetër rregull është ai mbathjeve. Ato kontrollohen nga gjyqtarët që të jenë të njëjta me pjesën e poshtme të uniformës. Nëse ndryshon ngjyra duhen ndërruar, pasi nuk lejohesh të hysh në fushë. Futbollistët nuk duhet të mendojnë vetëm për taktikën në fushë apo skemat, por edhe për rregulloren e FIFA-s. Tv Klan