Rregulli në Kakavijë (12 Shtator 1999)


Rregulli në Kakavijë (12 Shtator 1999)

16:01 12/09/1999

Në doganën e Kakavijës të bën përshtypje rregulli i çdo lëvizje kalimtarësh apo automjeti, parkimi dhe kontrolli i imët i tyre dhe verifikimi i dokumentacionit në sportelet përkatëse. Të gjitha këto erdhën nga vënia fre dhe shkarkimi i punonjësve të mëparshëm të akuzuar për korrupsion me përmasa të mëdha.

Brenda një jave janë arkëtuar në Bankën e Shtetit 154 milion lekë. Optimizmi i këtyre njerëzve të përkushtuar për tu afruar me nivelet bashkëkohore ka nevojë dhe kërkon mbështetje nga Pushteti Lokal dhe organet përkatëse në qendër./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme