
Rregulli që theu mbesa e Mbretëreshës Elisabeth II në dasmën e saj (Video)
Një tjetër dasmë madhështore ka vënë sërish në qendër të vëmendjes këtë të premte oborrin mbretërore anglez. Bëhet fjalë për dasmën e mbesës së Mbretëreshës Elisabeth II, Princeshës Eugenie. Një dasmë madhështore me 850 të ftuar, mes tyre personazhe të shumtë të botës së showbiz-it.
Ajo kishte zgjedhur një fustan në formë V-je, pikërisht për të treguar shënjën e operacionit në pjesën e pasme të kurrizit që ajo kishte kryer në moshën 12-vjeçare. Në vend të vellos, princesha preferoi të mbante vetëm një kurorë mbretërore, e cila ishte Greville Emerald Kokoshnik Tiara, e huazuar nga Mbretëresha Elizabet dhe e njëjta kurorë që ka vendosur edhe nëna e saj.
Për të folur lidhur me këtë dasmë ishin sot të ftuara në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, stilistja Anila Konomi dhe fashion blogeria, Odeta Banushaj.
https://youtu.be/kXFHTIKSk3k?t=2m11s
“Princesh Eugenie diti të spikasë me disa detaje dhe diti të tërheqë vëmendjen dhe kjo ishte mençuria e saj. Pikërisht me shenjën e operacionit që kishte në kurriz. Këtë e bëri për të dhënë një mesazh: E bukura është e madhërishme bashkë me shenjat që kemi.
Ajo luajti me disa detaje të thjeshta. Simbolika e thjeshtësisë ishte ajo që tërhoqi po ashtu vëmendje. Mungesa e velos ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendje, por njëkohësisht një thyerje rregullash”
, tha Konomi.
/tvklan.al