Rregullohen rrugët në zonën e tregut çam


Rregullohen rrugët në zonën e tregut çam

15:10 09/06/2016

Banorët e zonës së tregut “Çam” dhe blloku i pallateve përreth tij kanë tashmë një insfrastrukturë të përmirësuar rrugore dhe urbane. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rrugëve “Shyqyri Bërxolli” dhe “Reshit Çollaku”, pjesë e  Njësisë Administrative Nr. 10,

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë, Tiranë:

“Ky ishte investimi ynë i parë, për t’u siguruar që s’do të ndodhin më përmbytje dhe u kemi dhënë zgjidhje problemit të kanalizimeve, asfaltin e ndriçimin.”

Punimet në këtë rrugë do të kenë një fazë të dytë me synimin për ta kthyer në pedonale.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë, Tiranë:  “D

uam të vendosim një tendë në të gjithë rrugën që përshkohet nga tregu çam, edhe për faktin se në afatgjatë këtë rrugë duam ta kthejmë në pedonale, ku të gjithë ata që duan të marrin shërbime, të blejnë, të shesin, të kenë mundësi që të paktën gjatë orëve të ditës, nga mëngjesi deri në darkë vonë, zona të jetë totalisht pedonale.”

Bashkia do të vijoj me rikonstruksionin e Rrugës së Kavajës dhe rrugëve të  brendshme të njësisë 10.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme