Rregullorja e FIFA-s për klubet
Të gjitha klubet që nuk arrijnë që të shlyejnë pagat e lojtarëve apo trajnerëve sipas asaj që parashikohet në kontratë do të gjobiten dhe më pas do tu ndalohet transferimi i futbollistëve të tjerë deri në shlyerjen përfundimtare të borxheve. Këto rregulla do të hyjnë në fuqi duke filluar që nga dita e hënë pasi parashikohen në rregulloren e re të FIFA-s.
Kjo masë prek
disa prej klubeve shqiptare të Superligës. Sezonin e shkuar Flamurtari, Luftëtariapo edhe Tirana kishin probleme financiare dhe borxhe të pashlyera. Kështulojtarët, trajnerët apo pjesëtarë të tjerë të skuadrës që nuk janë paguar mundtë kërkojnë të drejtën e tyre duke u bazuar në rregulloren e re.Masa do të merren
edhe për të gjithë ata që shfaqin kore racizmi në futboll. 10 ndeshje pezullimderi në përjashtim të plotë. Kjo është nisma me e fundit e FIFA-s për tëminimizuar këtë fenomen.Rregullat e reja do të aplikohen në kompeticionet e organizuara nga FIFA përfshirë këtu edhe Botërorin e Katarit në vitin 2022.
Tv Klan