Rrëmbehen gjatë natës 15 vajza
Persona të armatosur rrëmbyen 15 vajza gjatë natës në një fshat në juglindje të Nigerit. Lajmi u bë i ditur të shtunën nga kreu i komunës së Toumour, që ndodhet në rajonin e Diffa të Nigerit, pranë kufirit me Nigerinë. Sipas tij, të paktën 50 meshkuj të armatosur i rrëmbyen vajzat nga fshati që ndodhet rreth 9 kilometra nga qendra.
Sipas asaj që shkruan britanikja “The Independent”, raportimet sugjerojnë se këto rrëmbime janë ndërmarrë nga anëtarë të dyshuar të grupit islamik Boko Haram. Të enjten luftëtarë të tij grupi vranë 8 punonjës, të cilët po punonin në ndërtimin e një pusi në Toumour.
Që prej vitit 2009, Boko Haram është përpjekur që të vendosë një shtet islamik në verilindje të Nigerisë dhe ka ndërmarrë sulme të vazhdueshme ndaj shteteve fqinje si Nigeri, Çadi e Kameruni. Me mijëra civilë kanë vdekur si pasojë e dhunës.
/tvklan.al