Lirohen të gjithë pasagjerët, përfundon kriza e avionit të rrëmbyer


Lirohen të gjithë pasagjerët, përfundon kriza e avionit të rrëmbyer

15:45 23/12/2016

Ka përfunduar pas disa orësh ankthi, kriza e avionit të rrëmbyer libian që devijoi në Maltë mesditën e sotme. Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, tha se “anëtarët e fundit të bordit po lënë avionin.”

“Rrëmbyesit dorëzohen, kontrollphen dhe merren në paraburgim

“, tha ai.

Një avion me 118 persona në bord u rrëmbye më herët gjatë ditës së sotme dhe u ul në Maltë.

Dy ishin rrëmbyesit, të cilët kërcënuan për ta shpërthyer avionin e kompanisë libiane “Afriqiyah Airways”, Airbus 320.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat konfirmoi më herët se avioni kishte 111 pasagjerë në bord, “82 meshkuj, 28 femra dhe 1 të mitur”,  si dhe 7 anëtarë stafit.

“Daily Mail” raportoi se dy rrëmbyesit dyshohet të ishin fanatikë të Presidentit të rrëzuar libian, Muammar Gaddafi, i cili u vra në Tetor 2011 pas dekadash në pushtet.

Avioni ishte duke udhëtuar nga Sebha për në kryeqyetin libian Tripoli, por më pas u devijua për në Maltë nga dy persona, që besohet se ishin të armatosur me granada dore.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”90″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]

/tvklan.al






Të ngjashme