Rrëmbehet një femër, babai: Ishin tre persona
Të premten rreth orës 16:30, është raportuar se tre persona (dy femra dhe një mashkull), dyshohet se kanë rrëmbyer një vajzë në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
“Ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull SH/Shqiptar dyshohet se kanë rrëmbyer vajzën e tij femër Sh/Shqiptare”, njofton policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.
Klan Kosova