Rrëmbehet peshkarexha shqiptare me dy marinarë, egjiptiani kërkon 70 mijë €


Rrëmbehet peshkarexha shqiptare me dy marinarë, egjiptiani kërkon 70 mijë €

15:18 22/06/2016

Një peshkarexhë shqiptare e nisur katër ditë më parë nga porti i Durrësit po mbahet peng në afërsi të Aleksandrisë së Egjiptit. Sipas policisë së Durrësit janë marrë peng kapiteni Dhimitër Malja 54 vjeç dhe marinari Luan Mema 36 vjeç.

Ata janë rrëmbyer nga Adel Mohamed Sallam, një punonjësi egjiptian, i cili është nisur bashkë me ta nga porti i Durrësit.  Sipas policisë kufitare 30-vjeçari ka marrë në telefon një bashkëkombësin e tij 53-vjeçar, të cilit i ka rrëfyer se ka marrë peng peshkarexhen dhe kërkon 70 mijë euro në këmbim pasi në të kundërt do ta fundosë së bashku me dy marinarët.

Egjiptiani thotë se pronari i peshkarexhës “Çelepia 2” nuk i dhënë rrogën. Pronari i anijes, Murat Çelepia denoncoi pranë Policisë Kufitare në Durrës zhdukjen e anijes me që datën 21 qershor, ndërsa flota e peshkimit thotë se ka dalë nga porti sipas rregullave.

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa po kontaktohet dhe me autoritet egjiptiane të policisë./TV KLAN






Të ngjashme