Rrëmbehet politikania nën kërcënimin e armëve


Rrëmbehet politikania nën kërcënimin e armëve

15:06 15/08/2018

Një anëtare e sapozgjedhur e Kongresit në Meksikë, Azucena Rodriguez Zamora, është rrëmbyer nën kërcënimin e armëve në një autostradë në Hidalgo.

Dy burra qëlluan në drejtim të makinës së Rodríguez duke plagosur një asistent, shoferin dhe duke shkaktuar rrokullisjen e automjetit.

Personat e armatosur nxorrën Rodríguez nga makina dhe e detyruan të futej atë në automjetin e tyre.

Rrëmbimi vjen pak më shumë se një muaj pasi kryetari i bashkisë së Naupanit u kap dhe u vra në të njëjtën zonë.

Zonja Rodríguez u zgjodh më 1 korrik për të përfaqësuar shtetin lindor të Veracruz në Kongres për Partinë e Revolucionit Demokratik (PRD).

32-vjeçarja supozohej të merrte detyrën më 1 shtator. Vendi që do të përfaqësojë është një nga më të dhunshmit në Meksikë.

Para se të kandidonte për Kongres, Rodríguez shërbeu si kryebashkiake e qytetit të Tihuatlán në Veracruz./tvklan.al 






Të ngjashme