Konferencë në Romë mbi rrënjët europiane të Skënderbeut
Viti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së tij, mori një tjetër dimension akoma më të gjerë dhe të plotësuar duke u shtrirë edhe në Itali.
Në Romë, në pallatin e famshëm Justiniani, në një nga sallat më prestigjioze të Senatit të Republikës Italiane, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, Majlinda Dodaj organizoi konferencën “Rrënjët Europiane të Shqipërisë së Gjergj Kastriot Skënderbeut”.
“Në momentin që u shpall viti i Skënderbeut, atëherë thashë e deklaruam pikërisht këtu në këtë sallë, që ne shumë shpejt do të mblidhemi, pikërisht në sallën Zuccari, po në Senatin e Republikës dhe do të sjellim Skënderbeun, po Skënderbeun edhe në nivelin politik, diplomatik, jo vetëm atë çka arbëreshët kanë mbajtur”,
tha Dodaj
.
Një konferencë, e cila vinte pas asaj të organizuar në muajin Tetor të vitit të kaluar dhe ku këtë herë merrnin pjesë Monsinjor Fracesco Canalini, Ipeshkvi Donato Oliverio, historiania dhe studiuesja e njohur Lucia Nadin, kërkimet e së cilës për Skënderbeun dhe Shqipërinë janë të një rëndësie të veçantë. Studiuesi Aurel Plasari, i cili gjatë fjalës së tij foli për Shqipërinë e Skënderbeut në Europën e Papës Pio II.
Të pranishëm në sallën Zuccari, ishin ndër ambasadorët më të rëndësishëm, të cilët janë të akredituar në Itali.
Një nga momentet më emocionuese të konferencës ishte mbërritja e aty e Kardinalit Ernest Simoni, një dëshmi ende e gjallë e vuajtjeve dhe persekutimeve të bëra nga komunizmi për klerin katolik.
“Një nga figurat kryesore të historisë botërore, shënohet edhe figura e Skënderbeut, e luftëtarit të madh për mbrojtjen e kulturës së perëndimit”,
u shpreh Simoni.
Nga arkivat e Vatikanit janë nxjerrë disa dokumente të rëndësishme, që dëshmojnë për letërkëmbinim e Papës Calisto i Tretë me Skënderbeun. Zonja Dodaj lexoi disa fragmente të tyre, të cilat janë përkthyer nga latinishtja në italisht. Papa i shkruan Skënderbeut:
“Dua të shpreh mirënjohjen e madhe për fisnikërinë tuaj dhe të familjes që me shumë shumë forcë zhvilloni misionin që keni. Ty me thjeshtësinë tënde zoti do t
ë të mbrojë popullin. Ju jeni një mbrojtës i fesë, kam besim se do e fitosh betejën tënde”.
Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, e ngarkuara me punë pranë Ambasadës së Selisë së Shenjtë në Vatikan, Majlinda Dodaj zbuloi se konferenca e radhës në Pranverë do të shoqërohet edhe me ekspozimin e letërkëmbimit origjinal të Papës Calisto i Tretë me Skënderbeun.
Tv Klan