Rrënojat e Çernobilit mund të bëhen “pasuri kombëtare”


Rrënojat e Çernobilit mund të bëhen “pasuri kombëtare”

07:00 15/12/2020

Ngjarja e tmerrshme e 1986, ku shpërthimi bërthamor la të rrënuar një qytet të tërë, duket se po i sjell diçka të mirë Pripyat të Ukrainës, pasi mbas tre dekadash kjo zonë e tejmbushur me radioaktivitet dhe që ende vuan për katastrofën e Çernobilit, po popullohet nga turistë që e vizitojnë në një numër të madh. Kështu, autoritetet kanë kërkuar që zona të futet në UNESCO.

“Zona e Çernobilit është një atraksion turistik i madh. Por ende sot, kjo zonë nuk ka një status zyrtar”, shprehet ciceroni 38-vjeçar Maksym Polivko.

Nëse qëllimi arrihet, kjo zonë do t’i bashkëngjitet Taj Mahal indian apo Stonehenge në Angli. Shpërthimi i Prillit të 1986 shpërndau një re tymi që arrinte përmasat e Luksemburgut dhe jo vetëm që dëmtoi Ukrainën, por dhe fqinjen e saj Bjellorusinë.  

Autoritetet kanë thënë se kjo zonë mund të bëhet e banueshme pas 24,000 vjetësh, ndërkohë kjo nuk ka ndaluar kafshët të rriten aty pasi pyjet përreth janë të tej mbushur me drerë.

Dhe duket se së bashku me kafshët e egra, edhe 100 të moshuar kanë refuzuar të lënë vendbanimet e tyre pavarësisht radioaktivitetit. Shpresa e autoriteteve është të rrisin numrin e vizitorëve në rreth 1 milion në vit./tvklan.al






Të ngjashme