Rrëshqitja e dheut në Kombinat/ Tahiri: Do marrim masa për të dhënë zgjidhje sa më shpejt


Rrëshqitja e dheut në Kombinat/ Tahiri: Do marrim masa për të dhënë zgjidhje sa më shpejt

13:04 22/11/2016

Ministri Saimir Tahiri ka inspektuar ditën e sotme zonën ku po ndërhyjnë strukturat e Emergjencave Civile si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe vënies në rrezik të disa banesave në Kombinat:

Gjatë një prononcimi për mediat, Tahiri ka falenderuar të gjithë njerëzit që janë marrë me përballimin e kësaj situate në Kombinat.

“Dua t’i garantoj mbi të gjitha banorët që jemi këtu, nuk janë vetëm, dhe do marrim masa për të dhënë zgjidhje sa më shpejt. Pa toleruar asnjë neglizhencë që mund të sillte dhe pasoja” u shpreh ministri.

 I pyetur nëse ka një zgjidhje për banorët, ministri është shprehur se situata është emergjente, ç’ka nënkupton marrjen e masave për të shmangur rrezikun e menjëhershëm. Më pas, paralelisht me këtë vjen faza e rehabilitimit.

“Na duhet të rehabilitojmë zonën në mënyrë që rreziku i menjëhershëm të shmanget nga shtëpitë e banorëve dhe më pas duhet parë konkretisht çfarë lloj investimi duhet për të mos lejuar përsëritjen në të ardhmen – dhe këtë mund ta thonë ekspertët. E rëndësishme është që banorët nuk janë vetëm”, tha Tahiri.

Sipas tij, e gjithë stuktura shtetërore është angazhuar për të ndihmuar dhe për të shmangur që të ndodhin pasoja në shëndetin, jetën apo pasurinë e banorëve./tvklan.al






Të ngjashme