Rrëshqitja e gurëve bllokon aksin kombëtar


Rrëshqitja e gurëve bllokon aksin kombëtar

09:45 23/11/2018

Aksi Levan-Tepelenë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore. Masivi i gurëve është shembur pranë Poçemit, çka ka detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen.

ARRSH njoftoi se në vend kanë mbërritur kompanitë kontraktore për normalizimin e situatës. Të gjithë ata që lëvizin drejt jugut duhet të përdorin rrugën e vjetër të Ballshit. /abcnews.al






Të ngjashme