Rrëshqitjet e dheut i marrin jetën dhjetëra personave
Më shumë se 27 persona kanë gjetur vdekjen, pas shirave të rrëmbyeshëm të cilat sollën rrëshqitjen e dheut në Indonezi.
30 shtëpi u shembën gjatë kohës që fermerët ishin duke punuar mëngjesin e së shtunës në një kodër në Banaran në Provincën Java të Indonëzisë.
Mediat raportojnë se 27 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa shefi i ushtrisë lokale tha se ka më shumë viktima.
Ushtarë, policë dhe vullnetarë janë në kërkim për të zhdukurit e tjerë./tvklan.al