Rrëshqitjet e dheut në Sierra Leone, numri i viktimave pritet të shkojë në 1 mijë
Bilanci i viktimave në Sierra Leone vijon të rritet duke e bërë rrëshqitjen e dheut të pak ditëve më parë, një nga tragjeditë më të mëdha të vendit.
400 viktima janë konfirmuar tashmë ndërsa më shumë se 600 persona rezultojnë të zhdukur nën rrënojat e shtëpive të shembura.
Rrëshqitja e dheut e cila u pasua me përmbytje nga balta ka lenë qindra familje të tjera të pastrehë.
Emergjenca civile, përveçse po kërkon me dëshpërim për të mbijetuar, po mundohen të shmangin shpërthimin e sëmundjeve si kolera dhe tifo.
Qindra shtëpi u shemben pasi një masiv dheu u rrezua nga një mal. Shumë nga viktimat ishin në gjumë ne momentet kur ndodhi tragjedia.
Shirat e dendur ishin shkaku kryesor për tragjedinë në Freetown, një qytet bregdetar ku jetojnë më shumë se 1 milionë banorë. /Tv Klan