Sekuestrohen 800 kg marijuane në Leçe
4 shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane pas disa operacioneve të anti-droges së Leçes. Në total rreth 800 kilogram marijuane u vunë nën sekuestron e autoriteteve italiane. Sasia më e madhe ishte ajo që u kap në operacionin e fundit. Plot 500 kg marijuanë u zbuluan në një fshat të izoluar të Leçes, jo shumë larg zonave ku zbarkohet nga deti droga e ardhur nga Shqipëria.
Më herët karabinierët e Leçes ndaluan dy shqiptarë, në makinën e të cilëve u gjetën 70 kg marijuanë, një sasi heroine dhe një armë kallashnikov, i fshehur në bagazh. Në pranga përfunduan V.S. dhe S.N.
Në një tjetër operacion një tjetër shqiptar, i cili ngiste një karoatrec u ndalua për kontroll nga policia, por rezultoi se ai kishte me vete 130 kilogramë marijuane.
Gjithashtu 100 kg të tjerë u zbuluan në një tjetër makinë, e drejtuar nga 23 -vjeçari shqiptar me inicialet R.S. i cili vinte nga Veriu i Italisë.
TV KLAN